Haxhi Krasniqi pas fitores: Ia dedikoj vendit tim, i pashë disa mysafirë si baci Rifat nga familja legjendare

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, është shprehur tejet i lumtur pas fitores sonte kundër boksierit më të mirë të Belgjikës, Timur Nikarkhoev, transmeton Gazeta Metro.

Në ‘Audi Dome’ në Munich të Gjermanisë, Krasniqi fitoi me nokaut teknik në raundin e pestë pasi Nikarkhoev nuk mundi të vazhdojë tutje pas goditjeve të marra nga ai.

Pas fitores boksieri nga Juniku tha se pa fytyra të rëndësishme si vëllaun e Adem dhe Hamëz Jasharit, Rifat Jasharin, për të cilin ishte shumë mirënjohës për përkrahjen.

”Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje,” tha ai.

Të pranishëm gjithashtu ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Kjo është fitorja e 52’të në karrierë për Haxhi Krasniqin dhe e 18’ta me nokaut.

Kujtojmë se në këtë galambrëmje kanë fituar të gjithë boksierët shqiptarë Shefat Isufi, James Kraft, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj dhe Isuf Kelmendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT