E FUNDIT/ Incidente nga moti i keq, trageti i Ankonës përplaset në Portin e Durrësit

Për shkak të motit të keq një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Mësohet se një trageti i linjës së Ankonës gjatë kohës që ndodhej i ankoruar në port ka këputur njërën nga cimat mbajtëse duke u përplasur me bankinën.

Si pasojë e këtij incidenti nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale në tragete dhe në bankinë.

Pritet kryerja e hetimeve për të zbuluar dëmin dhe nëse trageti do të kryejë udhëtimin gjatë natës ose jo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT