VIDEO/ Prezantohet projekti për stadiumin e ri të Fierit

Pas Elbasanit, Shkodrёs dhe Tiranёs, do tё jetё Fieri qyteti i radhёs qё do tё ketё fatin e tё pasurit njё stadium tё ri dhe modern.
Lajmi qё ka qarkulluar prej disa kohёsh është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku Armando Subashi.
Me anë të një postimi në facebook, Subashi ka prezantuar projektin e stadiumit të ri.
Stadiumi do të ndërtohet pranë fshatit Daullas, në krahun e majte të bypassit Fier-Vlorë.
Sipas Subashit, stadiumi i ri do te bashkefinancohet nga FSHF-ja, Qeveria Shqiptare, dhe Bashkia e Fierit.

