VIDEO/ Vazhdon “tmerri” i autobusëve në Tiranë! Pas Unazës, aksidentohet urbani i Saukut

Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë. Një tjetër urban është përplasur tek rrethrrotullimi i Saukut,

Sipas qytetarit i cili ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka krijuar trafik.

Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndeërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë për sot me urbanët e Tiranë, pasi kujtojmë se i pari u regjistrua në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë, aty ku autobusi i linjës së ‘Unazës’ goditi mjetet që kishte përpara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT