Rama për Abazoviç: Fenomen i rrallë, flet 2 gjuhë, unë përgjigjem vetëm shqip

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar faktin që homologu malazez, Dritan Abazoviç arrin të flasë 2 gjuhë.

Nga Podgorica aty ku ka mbajtur konferencën e përbashkët së bashku me Abazoviç, Rama theksoi se ka vendosur të përgjigjet në të vetmen gjuhë që i njeh rajonit, shqip.

“Më vjen keq që nuk flas dot në gjuhën tuaj se kush e pyet shqip, përgjigjet shqip e kush e pyet malazezisht, i përgjigjet malazezisht.

Dritani është fenomen i rrallë dhe mbase është i vetmi që edhe pse i flet shkëlqyeshëm gjuhët, nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve kur ecën. Unë përgjigjem shqip, në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT