U dhunua në kufi, Abazoviç i kërkoi falje dhe e ftoi në Malin e Zi, reagon Petraq Milo

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i kërkoi falje publikisht profesorit Petraq Milo në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj këtij të fundit nga policia malazeze në kufi.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, Abazoviç u tërhoq nga deklaratat e fundit se profesor Milo kishte tentuar të hynte pa radhë në pikën kufitare. Kryeministri malazez e ftoi profesorin që të vizitojë Podgoricën dhe të ketë një takim me të.

Ndërkohë Milo iu përgjigj live teksa ishte i ftuar për një temë tjetër në studion e Euronews Albania. Ai e falenderoi për deklarimet dhe theksoi se vizitën në Malin e Zi do ta mendojë.

“Faleminderit për deklarimet që kanë bërë. Sigurisht që i kam dhënë fjalën që do shkoj ta takoj në kushtet që do të përgënjeshtrohej ajo që kishte thënë javën e kaluar. Do flas dhe me familjen dhe do ta mendoj”, tha Milo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT