E FUNDIT/ “Dështon” plani franko-gjerman, takimi i Kurtit dhe Vuçiçit përfundon pa marrëveshje

Ka përfunduar takimi në Bruksel. Kështu ka raportuar EBS.

Gjithashtu, ky i fundit ka thënë se për pak çaste do të fillojë konferenca për media.

Në anën tjetër, siç shkruan Koha, duke u thirrur në burimet e veta, ka thënë se palët nuk kanë arritur marrëveshje.

Takimi tjetër thuhet të mbahet në muajin mars, gjegjësisht me datën 18.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të thotë shefi i diplomacisë evropiane në paraqitjen para gazetarëve.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përgjatë takimit në Bruksel, publikoi një njoftim, duke thënë se i njëjti është i vështirë, porse nuk do të dorëzohet.

“Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”, kishte thënë presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.

“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq.

Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.

“Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm”, ka deklaruar Vuçiq, duke nenvizuar se “nuk dorezohem”./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT