Dosja CEZ-DIA, Dyrnjaja nxjerr në skenë informacione të reja: Janë në lojë dy emrat më të rëndësishëm

Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se fakti që në krye të hetimeve të çështjes Çez-Dia është Altin Dumani, kreu i SPAK është një sfidë direkt për vetë drejtuesin e kësaj strukture.

Duke vijuar më tej Dyrnjaja tha se të dyja palët e kanë shfrytëzuar këtë histori.

“Fakti që këtë çështje e ka Altin Dumani është një sfidë direkte për të. Është çështje që e ka mbuluar vetë, tani më është bashkuar dhe ish-kreu. Janë në lojë dy emrat më të rëndësishëm.

Politika e shfrytëzon gjithmonë mundësinë. Të dyja palët e kanë shfrytëzuar këtë histori. Vetë Berisha ka folur në konferenca duke akuzuar të majtët se i kanë shkaktuar një dëm të madh shtetit me këtë çështje”, tha Dyrnjaja./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT