Përplasja tragjike e 2 trenave, reagon Begaj: Shqipëria qëndron përkrah popullit grek

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me tragjedinë në Greqi ku dy trena u përplasën.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje”, shkruan Begaj.

Më tej ai u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.

“Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan ai.

Si pasojë e aksidentit hekurudhor që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Greqi kanë humbur jetën mbi 30 persona ndërsa raportohet për shumë të plagosur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT