Do sillte naftë ruse në Shqipëri, sekuestrohet anija me 22.5 mijë ton naftë! Arrestohet kapiteni

Policia ka ekzekutuar vendimin e prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me 24 mijë ton naftë.

Edhe pse urdhri është firmosur me datë 24, ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq.

Ndërkohë është arrestuar kapiteni i anijes. Ndërsa 24 marinarët janë në anije.

Në 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë “Grace Felix” me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj.

Anija kishte destinacion “Romano Port” ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare “Bella Gaz” me pronar Ilir Bellën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT