VIDEO/ Flakët “pushtojnë” qiellin, momenti kur përplasen dy trenat në Greqi

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë duke lënë pas mbi 50 viktima.
Kjo është shifra që raportohet deri më tani nga përplasja e trenave në afërsi të Larisës.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.
Momenti i përplasjes është transmetuar në mediat greke dhe siç duket nga pamjet shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa flakët duket sikur kanë “pushtuar” qiellin.