Më shumë vota në kuti se votues, reagon KQZ: E ka fajin telefoni

Pasi në të dhënat paraprake të publikuara nga KQZ-ja, shumë kryebashkiakë dolën fitues me numër më të lartë votash se numri total i votuesve, vjen reagimi i parë zyrtar i KQZ-së.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ sqaron:

“Ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar por pa pretenduar saktësi absolute”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT