Dan Hutra/ Manja: Nismë ligjore për të hequr gjykimin e shkurtuar për burrat që dhunojnë gratë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur sot në Report Tv, se shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve do të merret nisma e re për burrat që dhunojë gratë, ku do të hiqet njëherë e mirë gjykimi i shkurtuar.

Kjo deklaratë e Manjës vjen pas ngjarjes horror që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku humbën jetën tri gra nga Dan Hutra, një ish i dënuar, por i liruar disa herë për arsye që ende janë “mister”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT