Ish deputeti zbulon si do veprojnë kryebashkiakët e djathtë pas certifikimit të të zgjedhurve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se si do të veprojnë kryebashkiakët e djathtë pas certifikimit të kryebashkiakëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit:

Alibeaj tha: “Ligji thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve, deri sa të vijë një tjetër i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.

Ai vijoi: “E kemi thënë shumë kohë më parë, asnjë nga përfaqësuesit tanë në bashki, atje ku janë apo edhe në këshill nuk do të bëjnë përtej tejkalimit të ligjit.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT