30 Qershori, KSHH: Situata e polarizuar, ka pasur intimidim të zgjedhësve

Në gjetjet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për zgjedhjet e 30 qershorit thuhet se procesi u zhvillua në një situatë të polarizuar.

Përfaqësues të KSHH thanë se kanë vërejtur kërcënime dhe intimidime për të votuar ose mos votuar.

“Vëzhguesit e KSHH kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të QV dhe në ambientet e jashtme, por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur QV. Janë vërejtur grupe të të rinjve. Na rezulton se persona të paautorizuar prezantoheshin si përfaqësues partiak dhe informonin për numrin zgjedhor të zgjedhësit që votonte. Kjo nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Kjo në vlerësimin tonë përbën një formë indirekte të intimidimit ndaj zgjedhësve”, shprehet Erida Skendaj, drejtuese ekzekutive pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT