VIDEO/ “Një kryetar njeh historia e PD”, e reja pret në kafen e selisë vendimin për vulën

Këtë të premte, Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.

Vendimin e presin me pasurim e ankth jo vetëm politikanët demokratë të të dyja grupimeve, por edhe simpatizantët e thjeshtë.

Disa të rinj, po e presin vendimin në kafen e selisë blu dhe njëra prej tyre deklaroi se ishte në mbështetje të Berishës dhe sipas saj, vetëm një kryetar ka njohur në histori Partia Demokratike.

“Jemi në mbështetje të Partisë Demokratike dhe rithemeluesit historik, që është zoti Sali Berisha. Vetëm një kryetar ka njohur në histori Partia Demokratike dhe atë do vazhdojmë të njohim. Jemi në mbështetje të Partisë Demokratike dhe liderit historik të Partisë Demokratike”, theksoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT