Meta, pas vendimit të Apelit për vulën e PD: Akt i paralajmëruar! Gjykatë e kapur! Rama frikacak, do ketë përballë…!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të marrë nga Apeli në lidhje me vulën e PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se ky ishte një akt i paralajmëruar nga kryeministri Rama.
Ai ka shtuar se përballë Ramës do jetë një opozitë fitimtare më 14 maj.
Postimi:
Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet! ✌️Meta, pas vendimit të Apelit për vulën e PD: Akt i paralajmëruar! Gjykatë e kapur! Rama frikacak, do ketë përballë…!/m.j