VIDEO/ I qetë dhe i papenduar. Dan Hutra del para Gjykatës, si reagoi pas pyetjeve të gazetarëve

Me një bluzë sportive “hoodie” me kapuç dhe duke parë kamerat që ndodhen brenda sallës së gjyqit, Dan Hutra, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ka dalë para gjykatës.
Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, teksa është shfaqur i qetë. Gazetarët në sallë e kanë pyetur nëse është penduar për vrasjet, por ai nuk ka folur.
Duke i parë gazetarët nuk ka thënë asnjë fjalë, as pendesë apo kërkim falje për viktimat.