Mesazhi në telefonin e Metës: Nuk do gjesh më gjurmë LSI-je

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar një mesazh që kryeministri Edi Rama i ka bërë nëpërmjet telefonit. “Nuk do gjesh më gjurmë LSI-je.”

“Ça më shkruan ky, nuk e kam zakon por do i nxjerrim. Më 18 shkurt:

‘Lulit i kam shkruar në fund të 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI-je’.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT