“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”/Qeveria i përgjigjet Presidentit

“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, kështu është shprehur ministrja Elisa Spiropali pas deklaratave të ashpra të Metës ndaj qeverisë.

Theksojmë  se për 60 minuta, Ilir Meta sot doli kundër të gjithëve. Ambasadorë, ndërkombëtarë, anti-perëndim, George Soros dhe kryeministër i papërgjegjshëm ishin disa nga temat e presidentit. Ai zgjedhjet e 30 qershorit i quajti një turp  dhe tha se ndërkombëtarët mbështesin Ramën.  Meta propozoi që më 13 tetor vendi të zhvillojë 3 palë zgjedhje.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT