VIDEO/ Pamje rrëqethëse: Mercenarët ‘Wagner’, mbushin kamionin me trupat e pajetë të ushtarëve ukrainas

Themeluesi i ushtrisë private mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin publikoi sot një video që tregon një kamion të mbushur me arkivole.

Ai në video shprehet se janë arkivole me trupat e ushtarëve ukrainas që riatdhesohen në zonat nën kontrollin e Kievit.

Në video, Prigozhin, i veshur me uniformë ushtarake, thotë: “Ne po dërgojmë një ngarkesë tjetër me luftëtarë të vrarë të ushtrisë ukrainase në shtëpi. Ata luftuan me guxim dhe vdiqën. Kjo është arsyeja pse kamioni i fundit do t’i kthejë në shtëpi.”

Pamjet tregojnë burra të veshur me uniformë që ngulin gozhda në arkivole të mbyllura prej druri dhe i ngarkojnë në një kamion./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT