FOTO/ Tragjedia në Greqi, Shqipëria solidarizohet nga veriu në jug, ndizen qirinj për viktimat

Shqipëria ishte sot në zi kombëtare, ku në shumë qytete janë ndezur qirinj si homazhe për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Larisa të Greqisë më 28 shkurt, ku mes viktimave 6 ishin shtetas shqiptarë, apo me origjinë shqitare.
Në kujtim të viktimavejanë mbajtur homazhe edhe në qytetin e Sarandës para bashkisë së qytetit. Qytetar të shumtë, së bashku me kreytarin e bashkisë, Adrian Gurma, ndezën qirinj.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.
Bëhet fjalë për shetasit, Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.


