6 ditë pas aksidentit tragjik/ Viktimat ende pa emër, familja e 23-vjeçares shqiptare pret me ankth kufomën e të bijës

Teksa ka kaluar thuajse një javë nga aksidenti tragjik në Greqi që ju mori jetën 57 personave, ende ka trupa që nuk kanë emër.

Përplasja e fortë e dy trenave dhe zjarri që shpërtheu më pas bëri që trupat e disa viktimave të shkrumboheshin, duke u bërë të paidentifikueshëm.

Ndër familjet që presim me ankth një lajm, është dhe ajo e 23-vjeçares shqiptare, Erieta Molko. Familjarët e të resë presin një verifikim të trupit të pajetë të vajzës së tyre.

Po ashtu po kërkohet dhe për trupin e pajetë të një të riu nga Bangladeshi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars, ku pas përplasjes së dy trenave, mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT