Bamir Topi: Individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma! Sot shohim si po rrënohet…

Ish Presidenti Bamir Topi ka folur për Report Tv duke thënë se situata politike aktuale është larg standardit të një vendi normal. Sipas tij, individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma ndërsa çdo ditë e më shumë shihet rrënimi i sistemit politik.
“Tani jemi në një fazë tjetër kur ditë pas dite shohim rezultatet e rrënimit të një sistemi politik që e ndërtuan 2 vetë. Mos mendoni se do vinte për 1 javë apo 1 vit, një sistem politik që nuk qëndron dot në këmbë. Prodhimi i këtij sistemi politik ka sjellë individë autokrat qoftë në mazhorancë e opozitë, i ka kthyer partitë në kazerma politike.
Jemi në një situatë ku defekti i parë është sistemi politik që prodhon një demokraci që është shumë larg standardit të një vendi normal. Gjithçka vjen në një lloj qarkullimi të brendshëm që e pëson shoqëria. Këto janë analiza që vijnë si rezultat i një gjendje që i shikon kudo. Tensioni s’vjen vetëm prej gjendjes që njeriu që e ka në mënyrë personale, por kaos kolektiv.
Nuk është individi i ri që ka dalë me ide të reja, por një gjeneratë e reduktuar dhe këtu presim shpresë se si situata e kalcifikuar e mendjeve të kalcifikuara që duhet të ishin larguar prej kohësh, presin zgjedhje të reja për Shqipërinë. Jo kjo nuk ndodh”, tha Topi.