Ibsen Elezi: Është thjesht e pamundur fitorja e PD-së në këto zgjedhje. Berisha e përkeqësoi situatën

Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi shprehet se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Report TV, Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD.

“Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje.

Berisha e përkeqësoi situatën. Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara.

Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit.

Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT