“Hero i vërtetë”, kush është ushtari që me cigare në gojë thirri “Lavdi Ukrainës” para se të ekzekutohej nga rusët

Identifikohet ushtari ukrainas i videos virale të një ekzekutimi brutal nga forcat pushtuese ruse.

Në videon e rëndë që qarkulloi në rrjetet sociale, ushtari ukrainas dukej teksa qëndronte në këmbë me cigare në gojë. Ai tha fjalët e fundit përpara se rusët ta qëllonin për vdekje: “Slava Ukraini” apo “Lavdi Ukrainës”.

Ushtari, tashmë i cilësuar si hero nga populli ukrainas, është Oleksandr Matsievskyi. Ai u ekzekutua në muajin shkurt të këtij viti gjatë një misioni ushtarak në Soledar së bashku me dy shokë të luftës.

Trupat e dy shokëve të tij nuk janë rikuperuar ende. Ndërsa plagët në trupin e Matsievskyi sugjerojnë se ai është i njëjti që u qëllua në videon e shfaqur së fundmi. Ai ishte pjesë e ushtrisë ukrainase si vullnetar.

Qëndrimi i palëkundur përpara plumbave në çastet e fundit të jetës, e kanë kthyer tashmë atë në një lloj miti. Ndërsa veprimi rus është një akt i pastër krim lufte, pasi ligjet ndërkombëtare përcaktojnë se rrobërit e luftës dhe të paarmatosur nuk duhet të keqtrajtohen dhe jo më qëllohen.

Reagimi i Volodomyr Zelensky-t pas shfaqjes së videos:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT