Deloitte: Shqipëria, shanse për investim nga kompanitë shumëkombëshe të naftës dhe gazit

E njohur për auditin dhe konsulencën fiskale, “Deloitte”, në revistën mujore të Qershorit për hidrokarburet, i jep një rëndësi të veçantë profilit të Shqipërisë.

Ajo madje edhe i bën thirrje investitorëve të huaj ta marrin në konsideratë vendin tonë përsa i përket këtij sektori.

“Shqipëria ofron shanse për investim nga kompanitë shumëkombëshe të naftës dhe gazit. Ka një histori të gjatë të prodhimit të naftës, të operacioneve dhe të blloqeve aktive të eksplorimit për naftë dhe gaz, një ekspertizë të ndërtuar prej dekadash nga punonjësit e sektorit në Shqipëri, infrastrukturë të përmirësuar si dhe një regjim fiskal të parashikuar për naftën dhe gazin”-thotë “Deloitte” për investitorët e huaj.

Mes rreshtave, agjencia sqaron edhe regjimin fiskal në Shqipëri, sa i përket sektorit në fjalë.

Ndër të tjera, mes rreshtave thuhet edhe se, Shqipëria ka bllokun më të madh naftëmbajtës tokësor në Europë, si dhe është një vend me prodhim mjaft të ulët të gazit natyror, çka sinjalizon për rrjedhojë edhe potencialin e madh të vendit.

“Deloitte” i jep rëndësi edhe përfundimit të gazsjellësit “Tap”:

“Tap pritet të luajë një rol madhor në  zhvillimin  e tregut energjetik të Shqipërisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT