“Më vjen turp që jam gjallë”/ Revoltohet 19-vjeçarja që shpëtoi në Greqi: Të gjithë jemi vrasës….

Pas aksidentit tragjik ku dy trena u përplasën në Greqi, një prej të mbijetuarve ka rrëfyer detaje të reja rreth ngjarjes.

19-vjeçarja Vasiliki, studentja e Fizioterapisë, po udhëtonte me të dashurin e saj në tren kur ndodhi përplasja. Ajo është tepër e indinjuar me atë që ka ndodhur dhe i vjen turp që ka mbijetuar.

Vasiliki ndodhej në vagonin e mensës në momentin e përplasjes dhe u shpëtua kur ajo dhe i dashuri i saj gjetën një vrimë në tokë dhe zbritën prej saj.

Vajza thotë se për sa kohë askush nuk merr përgjegjësinë për atë që ndodhi, të gjithë janë fajtorë dhe vrasës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT