Vogëlushi shqiptar futet në fushë duke qarë, futbollisti argjentinas i jep fanellën Mesit të vogël

Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmë në stadiumin “Stemford Brixh”. Një vogëlush shqiptar ka hyrë në fushë duke qarë pas përfundimit të ndeshjes Chelsea-Borussia Dortmund.

Ndonëse skuadra e tij e preferuar Chelsea, arriti të kualifikohej në çerekfinale të Champions League, kjo duket se nuk i mjaftoi atij.

Vogëlushi Brenden Mesi, duke qarë ia kërkoi fanellën futbollistit të tij të pëlqyer, Enzo Fernandez. Ky moment u bë viral dhe fotografitë e çunit shqiptar po bëjnë xhiron në rrjet.

Çelsi u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Borusian e Dortmundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT