A do arrestohet Presidenti? Si përgjigjet kreu i Sigurisë Kombëtare

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.
“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha Felaj.
E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidenti Meta, Ermonela Felaj u përgjigj:
“Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.