Po firma e Bashës?! Alibeaj: Ne kemi dorëzuar dokumentet e plota sipas ligjit! PD do marrë pjesë në zgjedhje, deri më 20 mars…!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot pasdite mbledhje me deputetët demokratë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, pa thene se do t’i coje me firmen e Bashes ato qe kishte kerkuar KQZ, ne afatin prej 48 oreve qe i ka lene PD.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është vendosur një afat ku deri më 20 mars duhet të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshillat Bashkiakë.

Alibeaj shprehet i bindur se PD-ja do të regjistrohet në zgjedhje, teksa theksoi se janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas ligjit pranë KQZ-së.

Alibeaj: Kjo ishte  një mbledhje e radhës dhe do të jenë më të shpeshta, tashmë që jemi futur në fushatë. Diskutimet janë të fokusuara në aspektin organizativ, deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshilla bashkiakë, Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës. Janë vendosur detyra të grupeve të punës që do merren me organizimin e fushatës, por edhe me rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdishëm të situatës jo aq të shëndetshme që kemi kaluar. Tashmë që edhe fushata ka startuar dhe që është përcaktuar pozicioni i PD-së, kjo është një situatë që po rikthehet në rutinën e vetë të funksionimit, qoftë për kryesinë e PD-së, KOlegjit të kryetarëve.

është diskutuar dhe një çështje tjetër, lidhur me vendimin e djeshëm të KQZ-së. PO ju bëj me dije se PD do ndjekë të gjitha procedurat, gjithë deokumentacioni i depozituar është në përpuythje të plotë me legjislacionin.

Po publikoj faktin që PD do regjistrohet, do marrë pjesë në zgjedhje dhe do jetë e fokusuar në zgjedhje.

E kemi bnërë të qartë dje. Fakti publik, dorëheqja e Bashës është fakt publik. E dinë të gjithë që këtë fakt publik,

Shkresën përkatëse do e çojmë në KQZ. Nuk ka asgjë të paqartë, praktika e ndjekur në zgjedhjet e mëparshme është e tillë që

Aktet nënligjore të KQZ-së, është një çështjee e zgjidhur./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT