ALARM! Anija po i fut ujë, 500 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe, ka shumë gra dhe fëmijë në bord

Një anije peshkimi me 500 emigrantë në bord rrezikon të mbytet në brigjet e Siçilisë, në zonën italiane të Sarit.

Siaps mediave vendase mësohet se në bord ndodhen dhjetra gra dhe fmëijë. Alarmi është ngritur nga “Alarm Phone” një aplikacion që merr kërkesat për ndihmë nga Deti Medhe ku kërkohet ndihmë pasi anija ku ndodhen emigrantët po fut ujë.

“Kemi alarmuar autoritetet kompetente”,  shkruan Alarm Phone në Tëitter. “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë”, shkruhet më tej.

Menjëherë autoritetet kanë vendosur në dispozicion mjete të ndryshme për shpëtimin e personave të cilët ndodhen në anije.

Një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare, CP325, u nis nga Pozzallo për një operacion shpëtimi detar të emigrantëve rreth 130 milje nga porti i Raguzës.

Në bordin e peshkarexhës ka një “situatë rreziku serioz”, thotë kreu i misionit të Mediterranea Saving Humans, duke nënvizuar se “ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit të sotëm, avioni Frontex Eagle 1 fluturoi mbi pozicionin e anijes dhe një helikopter i Marinës amerikane nënvizuan të njëjtin rrezik»

Back to top button
LAJMET E FUNDIT