The Guardian: Vila e Hoxhës do të hapet për publikun

Vila e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, e rrethuar dikur nga shërbimi sekret shqiptar dhe shtëpia e elitë s partiake, do të hapet për publikun. Është ky lajmi rreth të cilit ë shtë shkruar artikulli i medias ndërkombëtare “The Guardian” në lidhje me Tiranën. Duke marrë rrugë nga vila e Hoxhës, artikulli i rubrikës “Qytete” shpalos të vërtetat e Tiranës, larg problemeve politike por në jetën e një qyteti që do të rilindë .
Si duket situata politike në Shqipëri ka kthyer vëmendjen e medias të huaj në një kryeqytet ndryshe me të shkuarën e izolimit mbi supe, por dhe me dëshirën për një të ardhme europiane.
Artikulli:
Brendësia e vilës me tri kate të Hoxhës është pak a shumë ashtu siç ishte kur kreu komunist i Shqipërisë vdiq në vitin 1985. Deri atëherë, Hoxha kishte udhëhequr një diktaturë staliniste në vend për katër dekada, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara në botë.
Gjatë periudhës komuniste, e gjithë zona pë rreth shtëpisë së Hoxhës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u rrethua nga policët dhe agjentët e fshehtë. I njohur si Blloku, lagjia funksiononte si një lloj Kremlini pa mure në zemër të Tiranës, i rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre.
Tani, Blloku është lagja më e frekuentuar e Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Mes tyre gjendet edhe shtëpia Hoxhës, e paprekur, mbyllur dhe e mbyllur për publikun.
Shqipëria që , tashmë kërkon të bashkohet me BE-në , dhe pas shumë vitesh gjatë të cilave njerëzit preferuan të harronin dhe jo të hiqnin dorë nga e kaluara, shqiptarët tani po përballen me trashëgiminë e periudhë s së Hoxhës dhe shtetit të tij survejues. Vë mendja ë shtë në mënyrën se si shtëpia e diktatorit mund të hapet për publikun.
Brenda, muret e vilë s janë të zbukuruara me artin realist socialist, ndërkohë që dhomat e shumta janë të pajisura me televizorë të prodhuar në Shqipë ri.
Dyert e shumta drejt dhomës së gjumit të Hoxhës janë të mbështjellës me mbrojtë s kundë r zjarrit, ndërsa në katin pë rdhesë ka një pishinë dhe një derë që të çon në një tunel, nëpërmjet të cilit Hoxha mund të shkonte në një bunker nëntokësor në rast sulmit.
Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ka menduar për njëfarë kohe “dilemën e madhe” se çfarë të bëjë me shtëpinë, meqë do të ishte një llloj e papërshtatshme si ta mbante atë në gjendjen aktuale si ta shkatërronte plotësisht atë. “Është e vështirë për të gjetur një zgjidhje të mirë, ku e kaluara është ende atje, por (ne) po i shë rbejmë të ardhmes,” tha ai.
Ndërtesa të tjera që simbolizojnë regjimin e Hoxhës tashmë janë rindë rtuar për përdorim publik. Ish selia e Sigurimit, policia sekrete e Hoxhës, tani është një muze ku vizitorët mund të mrekullohen me natyrën gjithpërfshirëse të survejimit dhe informimit gjatë periudhës komuniste. Në ekspozitë bile ka edhe një manual trajnimi që i më son zyrtarëve se si të vendosin pajisje të vogla dëgjimi në mure, korniza apo edhe në shojet e këpucëve.
Hoxha ndë rtoi rreth 168,000 bunkerë betoni gjatë një periudhe tetëvjeçare, pasi e mori idenë nga një vizitë në Korenë e Veriut. Më i madhi syresh, në periferi të Tiranës, është një pesë-katë sh nëntokësor, i mbyllur hermetikisht me dyer të shumta betoni masiv dhe me një dhomë dekontaminimi. Në të gjenden vendbanime për Hoxhën dhe rrethin e tij të ngushtë dhe një sallë të madhe ku seancat e parlamentit mund të mbahen nën tokë. Dy vjet më parë, kjo ndë rtesë u hap për publikun si një muze historik.
Më të veçantat janë planet për të transformuar një piramidë të madhe betoni në qendër të Tiranës, pranë zyrës së kryeministrit. Ndërtuar në fund të viteve 1980 si një muze për diktatorin e vdekur, piramida, pas rënies së komunizmit u la në harresë , ndë rsa u përdor si klub nate, si qendër tregtare joformale dhe si selia e NATO-s gjatë fushatës ushtarake të vitit 1999 në Kosovën fqinje.
Kjo ndërtesë përfaqëson tranzicionin tonë,” tha Erion Veliaj, kryebashkiaku energjetik i Tiranës, i cili ka nisur një projekt për transformimin e qendrës së qytetit deri në vitin 2030.” Është një shfaqje metaforike e asaj që kemi kaluar. Në vend të piramidës, ju mund të thoni Shqipëri, historia ë shtë po ajo. Paranoja dhe e ashtuquajtura lavdi e ambicjeve komuniste, kalimi brutal në kapitalizmin e kazinove, dhe pastaj kjo rilindje. Pra, tani është koha që piramida të jetë pjesë e rilindjes së qytetit,” theksoi ai.
Firma holandeze arkitektonike MVRDV ka zbuluar plane për një riparim të plotë të piramidës, duke e mbajtur strukturën origjinale, por duke e bë rë atë të bardhë dhe duke e kthyer ndë rtesë n në një qendër të të mësuarit për nxënësit e shkollave. Veliaj tha se priste që projekti të përfundonte deri në fund të verës.
Kryebashkiaku tha se kishte kë rkuar që dizajni duhet t’i mundë sojë njerëzve që të ngjiten në pjesën e jashtme të piramidës, pasi kjo ishte çfarë piramida simbolizonte për një gjeneratë të tërë të rinisë së Tiranës, në vitet pas rënies së komunizmit. “Mbaj mend që të ndenjurat tonë do të digjeshin duke rrë shqitur. Ne të gjithë kemi përdorur të njëjtat pantallona kadifeje dhe ju mund të vinit re si ata humbisnin shiritin e tyre të kadife,” kujton ai.
Hoxha udhëtonte rrallë dhe kaloi shumicë n e dhjetëvjeçarit të tij të fundit në vilën në Bllok. Ai e ndau atë me gruan e tij, e cila është ende e gjallë dhe ë shtë në moshën 98 vjeçare, dhe tre fëmijët e rritur, dhomat e gjumit të të cilëve ishin zbukuruar me motive të kuajve dhe palmave.
Një nga karakteristikat më të dukshme të shtëpisë së tij janë librat, me mijëra të rregulluar në raftet shumtë dedikuar atyre në të gjitha dhomat. Hoxha ishte një lexues i pangopur dhe kontrollonte çdo vit katalogët e botuesve të Parisit për të porositur pirgje librash mbi çdo gjë, nga historia marksiste në fabulat seksuale të qytetërimeve të lashta.
Kjo ishte në kontrast të fortë me popullin, të cilëve u ishte ndaluar të lexonin literaturën më të madhe të shekullit të 20-të. Rama, i cili ishte një student i artit në vitet 1980, kujton se një përjashtim ishte “Fije Bari” nga Ë alt Ë hitman, i cili ishte klasifikuar gabimisht si një libër bujqësor dhe kishte kaluar censurë n. “Mbaj mend se ka pasur pesë kopje në fakultetin e bujqësisë dhe nuk mund të besosh se sa qarkullonin ato”, tha ai.
Rama tha se shtëpia kishte një dimension ngrirë s, i cili do të ishte i rëndësishëm për t’u mbajtur kur më në fund vila të hapej për publikun. “Nëse fshihet plotë sisht gjithçka, nuk do të ishte mirë. Është e rëndësishme të kesh “shpirtin e tij” brenda. Ajo që dua të them është se ajo duhet të jetë shtëpia e Enver Hoxhës, por brenda saj të gjitha gjërat që ai do të urrente duhet të ndodhin”, u shpreh ai.
Kë to mund të përfshijnë më sime dhe ekspozita moderne të artit, biseda letërsie dhe diskutime të politikës së jashtme, tha Rama, të gjitha gjërat që Hoxha do t’i kishte përçmuar. Ideja do të ishte që të ketë një hapësirë publike për këto ngjarje në katin përdhesë, ndërkohë që katet e sipërme do të shndërroheshin në një shtë pi pritjeje të klasit të lartë ..
Përtej të gjithë planeve arkitekturore kreative, në Tiranë ende nuk ka një monument për viktimat e Hoxhës. Blendi Fevziu, një gazetar televiziv, shkrimtari i biografisë së Hoxhës, libri më i shitur në historinë moderne të Shqipërisë, tha se ai po planifikonte të niste së shpejti një fushatë për të ndërtuar një monument për 5,000 shqiptarët e ekzekutuar, varrezat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Fatos Lubonja, një artist dhe intelektual që kaloi 17 vjet në burgjet e Hoxhës, akuzoi qeverinë e Ramës për krijimin e “disa fasadave të këndshme për perëndimorët në Tiranën qendrore”, por u ankua se në vende të tjera po bëhej pak.
“U ktheva në kampin e burgut kohët e fundit për 40 vjetorin e ekzekutimit të miqve të mi. Miniera në të cilë n punonim tani drejtohet nga një kompani turke, dhe nuk ka asgjë për të pë rkujtuar se çfarë ndodhi, përveç një pllake të vogël, “tha ai.