Sipërmarrësi: Vriten të futen në dogana për 30 mijë lekë! Pse nuk vikan te ne?

Gjergji Gjika, sipërmarrës tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja e pagës minimale me vendim të qeverisë është bërë pa pyetur sipërmarrësit.

Sipas tij, në sektorët publikë deri 1 vit më parë ka pasur shumë punonjës në tatime, dogana e sektorë të tjerë që paguheshin 300 mijë lekë të rejë, në një kohë që në sektorin fason paguheshin 340.

“Para 1 viti janë qenë zgjedhjet dhe u futën në sektorin publik, tatime, dogana, këto që s’kanë lekë, me 300 mijë të vjetra rrogë, ne atëherë i kishim 340 mijë. Janë futur miqtë e dynjasë. Ne, në të gjitha ndërmarrjet tona shërbimin e transportit e kemi falas. Ky 300 mijë lekëshi i doganës, e tatimeve, që janë edhe me shkollë të lartë, pse qenka normal? Te ne bëhet nami. Nuk është njësoj ky 300 mijë lekëshi?” tha Gjika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT