Qytetari denoncon: Shikoni pasojat e naftës te makinat tona! (FOTO)

Në një kohë kur çmimi i naftës e benzinës në Shqipëri sa ulet e ngrihet, qytetarët shprehen të shqetësuar për cilësinë e karburantit që po i fusin makinës.
Një qytetar ka denoncuar një rast të vetin, ku si pasojë e cilësisë së dobët të naftës, i janë dëmtuar farfallat e makinës. Në një publikim në Facebook, qytetari shkruan:
“Sapo mora makinën nga servisi. Shikoni si janë bërë farfallat nga përmbajtja e naftës me ujë. Nafta më e shtrenjtë në Evropë dhe cilësia më e dobët ne Evropë. Mirë që e blejmë shtrenjtë, por na shkatërron dhe makinën dhe paguajmë qimet e kokës për ta mirëmbajtur. A ka kontroll për cilësinë e naftës???!!”/K.C/dritare.net