Arrestime dhe ndëshkime/ Policia bën namin në rrugë pas aksidenteve të frikshme! (VIDEO)

Pas aksidenteve të frikshme të ditëve të fundit Policia e Shtetit ka nisur një aksion për të ndëshkuar shoferët që ecin me shpejtësi, dhe ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Në 24 orët e fundit policia njofton se ka pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuar.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues. Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie. 395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Në fund Policia e Shtetit ka një apel për shoferët:

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.”/K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT