Vdiq aksidentalisht banakierja dhe u plagosën 5 të tjerë, MASAKRA në Don Bosko tentativë për atentat

Ka ndërruar jetë banakierja e lokalit ku u regjistruar të shtënat mbrëmjne e sotme në lokalin në Don Bosko.

Ndërkohë që mësohet se mes 5 të plagosurve është edhe një fëmijë që dyshohet se ka marr një plumb në këmbë.

Bëhet me dije se një makinë në lëvizje ka qëlluar drejt ambienteve të lokalit në zonën e Don Boskos. Kjo shton dyshimet se mund të ketë qenë tentativë për atentat.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT