Gjeti 2 mijë € në rrugë, 33 vjeçari e dorëzon në polici: As nuk e hapa. Edhe 2 mln euro të kishte unë do…

Valon Ramadani, një 33-vjeçar në Kosovë ka bërë një gjest të veçantë altruist, pasi gjeti një portofol plot me para por i ka dorëzuar në polici.

“Ne jemi nga Gjilani, por punojmë në Prishtinë. Në fillim të marsit, kur dola nga automjeti, pashë një portofol me para.

E gjeta aty në tokë, ishte i hapur, të hollat nuk ishin në tokë, por ishte i hapur. Mora policinë në telefon.

Erdhi policia, morën të dhënat e mia, pastaj shkuan në polici. Këtë policia vendosi ta nxjerrë në rrjete sociale si shembull për të tjerët.

Zoti na ka krijuar që secili të marrë riskun e vet, kështu jemi mësuar nga gjyshërit, që një send që nuk është i yti, nuk bëhet asnjëherë i yti. Nuk e hapa portofolin fare për të parë se çfarë kishte brenda.

Betohem në Zot që dhe 2 mln euro të ishin aty, unë nuk do i merrja,” tha Valoni.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT