VIDEO/ “Dita e Verës!” Në Bilisht ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës, qytetarët sfidojnë të ftohtin

Si çdo 13 Mars, edhe këtë vit qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional i cili i uron mirëseardhjen stinës së pranverës.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, qytetarët kanë dalë për të festuar mes zjarreve. Nga pamjet e publikuara shihen se si qyetarët e qytetit të Bilishtit kanë ndezur zjarret shenjë kjo e cila tregon se dimrin e kanë lënë pas.

Një ditë para se të shijojnë mëngjesin me familjet e tyre me të gjitha elementet tradicionale të kësaj feste, ata kryejnë edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit një simpolikë që nënkupton largimin e gjërave negative dhe fillimin e stinës së pranverës me pozitivitet.

Dita e Verës në Korçë, përveç festës zyrtare, ndryshe nga qytetet e tjera, festohet edhe në datën 1 Mars nga besimtarët ortodoksë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT