Aeroporti i Vlorës do të menaxhohet nga Mynihu

Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më të rëndësishme për jugun e vendit, do të menaxhohet nga Aeroporti i Mynihut.

Kjo marrëveshje u arrit në Ekspozitën vjetore të Terminalit të Pasagjerëve 2023 në Amsterdam, ku u bë me dije se Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) iu bashkua si partner operativ dhe menaxhues, Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit e Mabetex Group, aksioneri kryesor i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Valon Lluka dhe Korab Toplica, si dhe përfaqësues të Aeroportit të Mynihut, Lorenzo Di Loreto, Lutz Ëeisser dhe Sebastian Selmeier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT