Gjashtë muaj hetime / Detaje nga arrestimi i kryebashkiakut të PS, në pranga edhe zyrtarë të tjerë

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua sot me kërkesë të SPAK, për abuzim me tenderat.

Mësohet se gjatë operacionit të policisë, në pranga janë vënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqizë, të cilët kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderat publikë.

Hetimet nga Prokuroria Speciale kanë nisur rreth 6 muaj më parë, dhe dyshohet se Alla ka abuzuar me detyrën lidhur me disa tendera publikë.

Alla është prangosur me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT