Vetëm dy muaj para zgjedhjeve, akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Bulqizës që u arrestuar dje

Është arrestuar një ditë më parë kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik.

Policia dhe BKH në Bulqizë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut dhe vëllait të Lefter Allës. Dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT