“Boll qatë me lot krokodili”, Balla-opozitës: Po të kishim miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor, aksidenti me tre viktima s’do të kishte ndodhur

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu bëri thirrje deputetëve të opozitës që të miratojnë projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë seanës plenare, Balla u shpreh se nëse ky projektligj do të ishte miratuar tre javë më parë, aksidenti tragjik me tre viktima në Sauk, nuk do të kishte ndodhur.

Ai thotë se opozita reagon pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike.

“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari.

Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm.

S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S’është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT