THYHET EMBARGO? Coca-Cola SHQIPTARE mbush supermarketet e RUSISË, ndonëse prodhuesi AMERIKAN e ka ndaluar prej një viti

Tregtarët rusë duket se kanë arritur të gjejnë rrugën për furnizimin me produkte perëndimore, pavarësisht embargove dhe sanksioneve që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në 24 shkurt të vitit të kaluar.

Një nga këto rrugë duket se është furnizimi me produkte perëndimore por që janë të destinuara për tregun shqiptar. I tillë është rasti i pijes Coca-Cola që ka mbushur raftet në supermarketet e Rusisë.

Pija Coca-Cola me mbishkrime shqip “Shije origjinale” dhe “Më riciklo” mund të shihet teksa shitet në Rusi për prej 1.7 eruo. Duket se çmimi i lartë vjen si pasojë e mungesës në treg si dhe rritjes së kostos për shkak të mënyrave ilegale të transportimit.

Kujtojmë se Coca-Cola Company me bazë në SHBA ka deklaruar në gusht të vitit të kaluar se ka ndaluar të gjithë prodhimin dhe shitjen e markave të saj në Rusi.

Coca-Cola shqiptare nuk është e vetmja që tregtohet në Rusi, krah saj qëndrojnë edhe kanaçe Coca-Cola iraniane. Por në këtë rast është më e kuptueshme se si mund të ketë përfunduar Cola iraniane në Rusi, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Coca-Cola shqiptare në Rusi
Coca-Cola shqiptare në Rusi

 

Coca-Cola iraniane në Rusi
Coca-Cola iraniane në Rusi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT