“Shih parakolpin…”/ Pas denoncimit për humbjen e 18-vjeçares, komente seksiste në WhatsApp mes efektivëve policorë. Nisin hetimet

Drejtoria rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin disiplinor ndaj disa efektivëve të policisë së Komisariatit 1 në Tiranë lidhur me një komunikim në Whatsapp mes tyre pas denoncimit për humbjen e një 18-vjeçareje.

Hetimi ka nisur pas publikimit të rrjetet sociale të komunikimeve joetike.

Komunikimi

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket.

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita.

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë pare.

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT