Shqiptari me sa duket e ka zët ta heqë këmbën nga pedali i gazit! Bie në kanal autobusi (VIDEO)

Shqiptari me sa duket e ka zët ta heqë këmbën nga pedali i gazit. A thua se ka bërë sherr gjatë gjithë jetës me pedalin e frenave dhe i vetmi shok tashmë i ka ngelur ai i gazit.

Duket si shaka, por është i vetmi shpjegim se përse në një vend kaq të vogël sa Shqipëria ndodhin një numër kaq i lartë aksidentesh në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Rasti i radhës na vjen nga Fieri ku nja autobus i madh ka rënë në kanal. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Pamjet siç do t’i shikoni edhe vetë, nuk kanë nevojë për koment.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT