“Albin Kurti tradhëtoi idealet e tij”, Buzhala thotë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë do ishte shumë më i mirë

Analisti Berat Buzhala e quan kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si “gënjeshtarin më të madh në rajon”. Ai thotë se Kurti tradhëtoi idealet e tij, duke rënë dakord me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për formimin e asociacionit.
Sipas tij, asociacioni është i njëjtë me Zajednicën, të cilin Kurti e kundërshtoi me protesta masive para se të vinte në pushtet.
Buzhala tha se shëkmbimi i territoreve me Serbinë do të kishte zgjidhur problemet, nëse do të ishte bërë në mënyrë transparente.
“Albin Kurti i ka tradhëtuar të gjitha idealet e tij. Ka mashtruar. I ka fituar zgjedhjet duke tradhëtuar premtimin e tij. Nëse do të ishte transparent, shkëmbimi i territoreve do të kishte zgjidhur problemet me Serbinë, është më i llogjikshëm. Aktualisht ne as nuk kemi njohje në qendër, as nga Serbia, por kemi çimentuar, atë që tha ambasadori amerikan, do të kalojmë nga një status-quo në një tjetër. Me çfarë e njeh pavarësinë e Kosovës Vuçiçi sipas këtij plani? Kosova është e njohur nga 115 shtete të botës, ne jemi në organizata ndërkombëtare”, tha Buzhala në emisionin “Opinion”.