U ndaloi vizitat zyrtarëve serbë, reagon aktivistja Kandiç: Kosova është e pavarur

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiç ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” për ndalimin e zyrtarëve serbë për të vizituar Kosovën.
Ajo thotë se Kosova është tashmë një realitet dhe politika serbe duhet të pranojë atë si shtet të pavarur.
“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, shkruan ajo.
Gjatë ditës së djeshme, me anë të një postim në rrjetin social “Facebook” Jetlir Zyberajt, këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, bëri të ditur vendimin e ndalimit të zyrtarëve serbë në Kosovë.
Ky vendim i qeverisë së Kosovës bëri jehonë deri në Moskë.
Sot, ndërkaq gjatë një mëngjesi në Poznan të Polonisë, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka takuar Haradinajn bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku sipas saj, Kryeministri i Kosovës i ka thënë se kjo “ndalesë” është “lajm i rrejshëm”. Kurse zyrtarë nga Qeveria e Haradinajt janë shprehur se “Qeveria s’ka marrë një vendim të tillë”.