FOTOT/ Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Rama shkruan se është aks që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.
“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike, një aks ky që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”, shkruan Rama.