Çfarë po ndodh në Pejë? 8 persona përfundojnë në spital, qyteti mbulohet nga tymi

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në një objekt biznesi.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë, teksa ende nuk dihet shkaku që e ka shkaktuar zjarrin. Paraprakisht dyshohet se mund të ketëqenë një defekt elektrik dhe flakët kanë nisur në një nga ndërtesat, teksa më pas janë përhapur.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT